Nëpërmjet një postimi në “X”, Osmani thotë se populli i Kosovës falënderon Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite.
“I nderuari president Erdogan, në këtë ditë kuptimplote kur kombi turk feston Ditën e Republikës, shpresoj që fryma e unitetit dhe solidaritetit të mbizotërojë në të gjithë vendin tuaj. Populli i Kosovës falënderon sinqerisht Turqinë për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë e qëndrueshme ndër vite. Ne jemi të vendosur të forcojmë më tej partneritetin tonë dhe presim me padurim të shfrytëzojmë mundësitë që ofron bashkëpunimi ynë me entuziazëm të madh”, ka shkruar presidentja.