Insajderi
Lajme

Osmani uron Krishtlindjen: Dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi

Insajderi
24 December 2025 - 13:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani uron Krishtlindjen: Dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ju ka uruar paqe e dashuri në familje të gjithë besimtarëve të krishterë për Krishtlindje.

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi”.

“Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim.

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen”, ka shkruar Osmani në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark