Insajderi
Lajme

Osmani zbulon diskutimet në LDK: Disa thanë se nuk do të votonin as kandidatët e partisë

Insajderi
03 September 2026 - 22:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani zbulon diskutimet në LDK: Disa thanë se nuk do të votonin as kandidatët e partisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se dy nga 6 deputetët që refuzuan të votonin Bekim Sejdiun për President, ka thënë se nuk do të votonte as President të LDK-së.

Osmani tha se për këta gjashtë deputetë, s’ka pasur fare rëndësi emri, sepse ata, sipas saj, do të bllokonin secilin emër.

“Neve çka na është thënë në takimin e Grupit Parlamentar, në fund të fundit, s’do të kishte fare rëndësi se kush është emri. Do ta bllokonin çdo emër. Dhe kur dëgjon gjëra të tilla, e kupton se s’ka pasur fare rëndësi se sa përpiqesh, se për çfarë emri flet… bile bile për dy prej tyre, edhe sikur të ishte president i LDK-së, tash ndërruan mendjen dhe thanë nuk do t’i votonin të gjithë që do të vinin nga LDK-ja, Është brishtësi”.

“Disa të tjerë thanë as nga LDK-ja ne nuk do ta votonim çdokënd. E se për kë e kanë pasur fjalën saktësisht, ju mund të supozoni”, u shpreh ish-presidentja në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark