Insajderi
Insporti

Ousmane Dembele frikësoi tifozët e PSG-së duke e lënë fushë herët, mësohet a do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve

Insajderi
17 May 2026 - 23:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ousmane Dembele frikësoi tifozët e PSG-së duke e lënë fushë herët, mësohet a do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëndimi i Ousmane Dembélés në ndeshjen ndaj Paris FC nuk konsiderohet serioz, edhe pse ylli francez e lëshoi fushën në mesin e pjesës së parë.

Sipas RMC Sport, gazetari Fabrice Hawkins ka bërë të ditur se zëvendësimi i sulmuesit në minutën e 28-të ishte kryesisht masë paraprake, vetëm dy javë para finales së Ligës së Kampionëve.

“Bëhet fjalë thjesht për një masë paraprake pas një alarmi për Ousmane Dembélén, i cili u zëvendësua në minutën e 28-të të ndeshjes kundër Paris FC, dy javë para finales së Ligës së Kampionëve. Situata do të monitorohet në ditët në vazhdim”, ka thënë Hawkins.

PSG nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik me një prej lojtarëve kyç në prag të finales, ndërsa gjendja e Dembélés pritet të ndiqet nga afër nga stafi mjekësor i klubit.

PSG luan me Arsenalin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe Dembele është një nga lojtarët më në formë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark