Insajderi
Lajme

OVL e UÇK’së: Deklaratat e Mickoskit për formimin e një “shtabi krize” krijojnë tension të panevojshëm

Insajderi
10 December 2025 - 17:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OVL e UÇK’së: Deklaratat e Mickoskit për formimin e një “shtabi krize” krijojnë tension të panevojshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

OVL e UÇK’së ka thënë se protesta e paralajmëruar për 13 dhjetor në Shkup është paqësore.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse, e organizuar në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe në kundërshtim të padrejtësive në Hagë.”

Në reagim thuhet se “deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një “shtabi krize” vetëm sa krijojnë tension të panevojshëm dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik”.

“Ne sigurojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit se protesta është e organizuar në koordinim të plotë, është e qetë, nuk ka prapavijë partiake dhe nuk ka asnjë arsye për dramatizim. Kërkojmë nga institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut të ruajnë profesionalizmin dhe të mos e politizojnë të drejtën kushtetuese të protestës. Liria e shprehjes dhe e tubimit është e garantuar, dhe ne do ta ushtrojmë atë me përgjegjësi dhe dinjitet.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark