Insajderi
Lajme

OVL-UÇK për faljen e tokës së Manastirit të Deçanit për hatër të Rashiqit: Tregohet fytyra e vërtetë e pushtetit

Insajderi
08 March 2026 - 19:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OVL-UÇK për faljen e tokës së Manastirit të Deçanit për hatër të Rashiqit: Tregohet fytyra e vërtetë e pushtetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL) ka reaguar pas deklaratave të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se për hatër të tij kryeministri Albin Kurti dha 24 hektarë të Manastirit të Deçanit.

OVL-UÇK ka thënë se këto deklarata tregojnë, siç u shprehën ata, fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, “ideologjinë e tyre antikombëtare dhe orientimin e tyre kundër interesave të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Insajderi.

“Duke ndjekur këto zhvillime të padëgjuara më parë, Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së shprehin kundërshtim të ashpër ndaj lojërave me pronën dhe territorin e Kosovës, që ky pushtet po i bën në shërbim të kapriçove dhe favoreve personale”, thuhet në postimin e tyre.

“Po ashtu, edhe tentativa për ta relativizuar këtë skandal, thellon shkeljen e dinjitetit dhe ofendimin e sakrificës së popullit shqiptar dhe të rënëve për liri”, përmbyllet shkrimi i OVL-UÇK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark