Kryetari i Komisionit, Elmi Reçica nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka sqaruar se draft-Deklarata synon që të animojë vendet e BE-së që ta mbështesin liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e quajtur me interes për vendin dhe rrugën evropiane të Kosovës. Teksti është mbështetur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kurse anëtarët e partive opozitare nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë propozuar një version tjetër të Deklaratës, duke insistuar që në tekstin e saj doemos të futet rishikimi i gjithë procesit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Sipas opozitës, marrëveshja aktuale duhet anuluar dhe procesi të nis nga pika zero.
Duke mos arritur konsenzuesin e pritur për kalimin e tekstit të propozuar të deklaratës, e cila ishte dakorduar në takimin e 18 tetorit ndërmjte kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe opozitës pa Lëvizjen Vetëvendosje, në fund është vendosur që ajo bashkë me vërejtjet dhe propozimet e opozitës t’i përcillet Kryesisë së Kuvendit. Tani i mbetet Kryesisë që të provoj ta harmonizojë draftin final të deklaratës, të cilën do t’ia propozonte Kuvendit për miratim në seancë plenare.