×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pa licencë të mjekut: Njeriu i afërt i ministrit të Shëndetësisë pritet bëhet drejtor në Telemjekësi

    Insajderi
    06 May 2022 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njeriu i afërt i ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi, Ismet Lecaj, pritet të zgjidhet përsëri drejtor në Shërbimi Klinik Universitar të Kosovës.

    Më 14 mars të këtij viti, Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka rishpallur konkurs për katër drejtorë, atë të Spitalit të Gjakovës, Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë, Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë dhe Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive.

    Ismet Lecaj kandidoi për pozitën e drejtorit në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë.

    E kësaj pozite Ismet Lecaj ia ka mësyr pa licencë valide të mjekut të lëshuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

    Ani, pse në dokumentin zyrtarë të lëshuar nga ShSKUK, Lecaj renditet në listën e persona që plotëson kriteret e këtij konkursi.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

    “Ju njoftojmë se Dr Ismet Lecaj, nuk është anëtarë i Odës së Mjekëve të Kosovës, andaj nuk kemi informata lidhur me licencën e tij”, tha Sejdiu për Insajderin.

    Në këtë konkurs shkollimi i kërkuar që kandidatët duhet të kenë krahas kualifikimit specialistik ishte edhe titulli i doktorit

    Por, edhe përkundër kësaj Lecaj nuk ishte penguar që të marrë pjesë në testin me shkrim të këtij konkursi

    Madje, sipas dokumenteve që posedon Gazeta Insajderi, në rezultata përfundimtare të testit me shkrim Lecaj arriti të mbledh vetëm 42 pikë.

    Lecaj në fazën e fundit të konkursit e që është invervistimi me gojë pritet ta ketë më të lehtë puësimin, pasi nuk ka asnjë kundër kandidatë që do ta rrezikonte marrjen e kësaj pozite.

    Lidhur me mos plotësimin e kritereve bazike nga Lecaj për të aplikuar për këtë pozitë, nga Zyra e Sektorit të Burimeve Njerëzore në SHSKUK kanë një shpjegim tjetër.

    Nga kjo zyrë kanë thënë se i kanë pranuar dokumentet e Lecajt në mungesë të kandidatëve tjerë që i plotësojnë këto dy kushte.

    “Jo të gjitha njësitë kanë karakteristika profesionale dhe menaxheriale të njëjta, prandaj për pozitën Drejtor i Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë janë pranuar kandidatet të cilët kanë të kryer vetëm Fakultetin e Mjekësisë. Ndërsa licenca nga Oda e Mjekëve nuk është kërkuar për asnjë kandidat sepse konkursi ka qenë për pozitë të drejtorit të institucionit, drejtori i institucionit nuk ofron shërbime shëndetësore, në këtë rast Qendra Kombëtare e Telemjekësisë nuk ofron shërbime shëndetësore për pacientë”, thuhet në përgjigje e tyre për Gazetën Shneta.

    Qendra Kombëtare e Telemjekësisë është themeluar nga ministri Rifat Latifi. Sipas Gazetës Shneta Iniciativa nga Latifi ishte ndërmarr në vitin 2000 ndërsa projekti kishte përfunduar në vitin 2007 me donacione nga BE dhe SHBA përmes Fondacionit të Latifit i cili quhet ‘International Virtual E-Hospital’ në vlerë rreth 1.5 milionë Euro./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark