×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pa rrymë, pa ujë dhe pa shërbime të tjera bazike, si po jetojnë ukrainasit mes një lufte që nuk i shihet fundi?

    Insajderi
    18 December 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mes një lufte që nuk i shihet fundi, miliona ukrainas po përballen me dimrin më të vështirë në histori. Pa rrymë, pa ujë dhe pa shërbime të tjera bazike.

    Frika për intensifikimin e luftimeve është rritur, por megjithatë jeta në Ukrainë po vazhdon.

    Në videot e publikuara nga përdorues të TikTok-ut shihet se banorët kanë vështirësi të mëdha për të jetuar. Ata tashmë janë mësuar pa dritare e me shtëpi pothuajse të rrënuara gjithandej.

    Për banorët e Ukrainës vështirë është edhe sigurimi i ushqimit.

    Në videot e tjera të publikuara shihet se mungesa e rrymës elektrike po ua vështirëson jetesën ukrainasëve.

    Mungesë e dritave vihet re edhe në dyqane dhe markete. Madje, edhe tramvajtë po lëvizin përmes traktorëve.

    Dhe mbrëmjeve, janë vetëm makinat ato që bëjnë dritë.

    Ndryshe, Ministria e Financave e Ukrainës thotë se kërkesat për vendstrehime private kundër bombave janë njëzetfishuar prej kur Rusia ka nisur një pushtim të shkallës së gjerë në vend, në shkurt.

    Një numër kompanish po ofrojnë vendstrehime që ato thonë se mund t’i mbrojnë banorët nga bombardimet dhe nga dridhjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark