Policia e Kosovës ka arrestuar babë e bir në fshatin Shpenadi të Prizrenit, nën dyshimin për veprën penale ‘shitblerje e drogës’, me ç’rast është sekuestruar edhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit, heroinë.
Sinjali raporton se njëri nga personat që u kap në këtë aksion, është Albert Domgjoni, emër i njohur për organet e rendit. Ndërsa, në Polici është shoqëruar edhe djali i tij, Valoni.
Urdhri për ndalim policor është lëshuar vetëm ndaj Albertit (babai).
Ndryshe, të njëjtit janë arrestuar edhe gjatë operacionit ‘Fermeri’, që u zhvillua vitin e kaluar, aksion ky që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës, që kapte vlerën e mbi 16 mijë eurove.