Insajderi
Lajme

Pa votat e LDK-së, Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për krerët e UÇK-së në Hagë

Insajderi
12 February 2026 - 20:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pa votat e LDK-së, Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për krerët e UÇK-së në Hagë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Rezoluta mori mbështetje të gjerë, duke kaluar me 90 vota për, vetëm një kundër dhe asnjë abstenim.

Megjithatë, procesi i votimit u shoqërua me një moment diskutimi, pasi u vërejt se 10 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndonëse ishin të pranishëm në sallë, nuk morën pjesë në procesin e votimit të kësaj rezolute.

Përmes këtij dokumenti, Kuvendi i Kosovës rikonfirmon mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe kërkon drejtësi e paanësi në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara.

Miratimi i kësaj rezolute u konsiderua si një hap i rëndësishëm i legjislaturës së re për të treguar unitet institucional ndaj procesit të Hagës, pavarësisht mospjesëmarrjes në votim të një pjese të deputetëve të LDK-së./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark