×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa

    Insajderi
    23 March 2023 - 22:18

    Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me zgjedhjet në komunat veriore që kanë për t’u mbajtur më 23 prill.

    Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Paçarizi ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore do të ndodhin shkaku i keqmenaxhimit të kryeministrit Albin Kurti me çështjen e targave muaj më parë.

    “Zgjedhjet vazhdojnë të varen nga Serbia. Pse jemi detyruar të kemi zgjedhje në veri? Sepse serbët kanë dalur nga institucionet”.

    “Pse serbët kanë dalur nga institucionet? Sepse kryeministri Albin Kurti ka dashtë të bëjë filma me targat. Ai hoqi dorë pastaj, edhe tha jo dhjetë muaj, por tha se ju jap koha pa kufi. Pse Kurti nuk i ka dëgjuar me kohë?”, ka thënë Paçarizi.

    Zgjedhjet në katër komunat në veri u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri. Më pas u caktua data e zgjedhjeve, pas kësaj u sulmuan zyret e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, dhe u detyrua të shtyhet data për 27 prill të këtij viti.

    Nga një njoftim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet e ditur se Lista Serbe nuk ka aplikuar me asnjë kandidat për këto zgjedhje. Lista Serbe, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka rikonfirmuar më 20 mars se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do ta mbajë këtë qëndrim derisa t’i përmbushen dy kërkesa: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e të gjitha njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark