Pacienti qëndroi i shtrirë në dyshemenë e Spitalit të Mitrovicës, drejtoria e spitalit sqaron rastin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pacienti qëndroi i shtrirë në dyshemenë e Spitalit të Mitrovicës, drejtoria e spitalit sqaron rastin

    Insajderi
    15 July 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën në njërin prej reparteve të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, një pacient u pa i shtrirë në dysheme i rrethuar nga punëtorët shëndetësorë, ndërsa asnjëri nuk i ofronte ndihmën e nevojshme.

    Në lidhje me këtë rast, Telegrafi ka kërkuar sqarime nga drejtoria e këtij spitali.

    Në një përgjigje nga reparti i Urologjisë thuhet se infermieri i ndërrimit është marrë me rastin në fjalë.

    Sipas tyre infermieri Haki Kadriu ka dalë në korridor dhe e ka marrë pacientin për ta ulur në një karrige të korridorit, derisa të lirohej urologu, i cili ishte në sallë të operacionit.

    Më pas, thuhet se kryeinfermieri e ka marrë pacientin dhe e ka shtrirë në dhomën ku i realizojnë vizitat.

    “Po sa është liruar urologu, e ka kontrolluar pacientin në fjalë i cili ka qenë i kateterizuar. Kërkesa e pacientit ka qenë t’i largohet kateteri urinar dhe pas kontrollës i është realizuar, me insistimin e pacientit”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së Spitalit, për Telegrafin.

    Ndërsa, drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka thënë se infermierët që shihen në videon e publkuar në rrjetet sociale janë praktikantë.

    Zhubi tha se ata duhet të japin përgjigje tek mbikëqyrësit e tyre.

    “Sa i përket infermierëve që shihen në video janë praktikante të infermierisë të cilat po ashtu duhet të japin një përgjigje mbikëqyrëses së tyre, respektivisht instruktorit të tyre që i udhëheq në praktikë”, ka thënë Zhubi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark