Insajderi
Lajme

Pacolli: Dëshira ime është të mos shoh familje shqiptare në varfëri

Insajderi
05 July 2016 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë, Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit. Zoti na pranoftë agjërimin, dhe lutjet e mia këtë mëngjes shkojnë për gjithë kombin tonë, për shëndet, harmoni, dashuri dhe unitet në familjet tona”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shprehur dhe një dëshirë në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët.

“Dëshira ime sot do të ishte të mos shoh asnjë familje shqiptare në varfëri. Të mos shoh asnjë fëmijë të vetëm me lot në sy. Kjo më dhemb shumë. Ju premtoj që jam munduar në maksimum të kontribuoj edhe në këtë aspekt, dhe kurrë nuk do të ndalem”, ka thënë Pacolli./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark