Pacolli i zhgënjyer me Kosovën 8 vite pas Pavarësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli i zhgënjyer me Kosovën 8 vite pas Pavarësisë

    Insajderi
    12 February 2016 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i partisë AKR është jashtëzakonisht i zhgënjyer me Kosovën, 8 vite pas pavarësisë. Në një shkrim të postuar në profilin e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se si nënshkrues i aktit të Pavarësisë, po ta kishin pyetur se cila do të ishte gjendja 8 vite pas, përgjigja do të ishte krejtësisht tjetër nga realiteti.

    “Po të më kishit pyetur si do të jetë Kosova pas 8 vitesh, atë ditë, përgjigja ime do të ishte se Kosova do të ishte shumë më e mirë, shumë më e bukur sesa është ajo sot.Unë e di sa keq e sa vështirë është të jesh i izoluar, mos të mundësh të lëvizësh lirshëm, të jesh i papunë, e di shumë mirë çfarë është varfëria”, ka shkruar Pacolli.

    Ai ka thënë se do të donte ta shihte Kosovën, me shumë fabrika, me një ekonomi dinjitoze ku punësimi nuk do të ishte tabu.

    “Do të doja një Kosovë të udhëhequr nga njerëz dinjitozë, të sinqertë, punëtorë, profesionistë, kreativë dhe njerëz që e duan suksesin e çdo gjë ia përkushtojnë Kosovës dhe popullit të vet. Këtë realitet nuk e kam menduar, nuk e kam menduar kurrë se politika do të shërbente si arenë luftimesh për poste e karrige e populli do të shikonte nga kandët pa mundur të bëjë diçka”, ka shkruar Pacolli.

    “Që Kosova, 8 vite pas pavarësisë, ende do të vuante, këtë nuk e kisha besuar. Kurrë!”, ka shtuar ai.

    Megjithatë Pacolli ka bërë thirrje që të mos humbet shpresa dhe të festohet Pavarësia.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark