Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Ai kërkoi që në këtë ditë të sakrificës të forcohen lidhjet familjare dhe të shprehet dashuria.
Postimi i plotë:
Nga zemra ju uroj festën e Kurban Bajramit, simbol i humanitetit, solidaritetit, pajtimit dhe mirëkuptimit. Kurban Bajrami është festa ku ndihmohet varfëria dhe shtypja, dhe i jep dorën atyre që kanë nevojë. Le të forcohen lidhjet familjare dhe të shprehet dashuria në këtë ditë të sakrificës. Në marrëdhëniet ndërnjerëzore, le të mbizotërojë arsyeja dhe të kemi paqe, harmoni dhe siguri.