Ish-presidenti i Kosovës dhe aktualisht kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do të jetë në Francë për të përkrahur kombëtaren e Shqipërisë
Ai atje ka udhëtuar me aeroplan privat ndërsa thotë se me vete ka marrë një flamur të Shqipërisë.
“Sapo mbërrita në Francë, për të përkrahur Kombëtaren shqiptare. Flamurin e solla me veti. Forca Shqipëria! Duam fitore”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Përveç Pacollit, në Shqipëri është edhe presidenti Hashim Thaci, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, e të tjetrë.
Në më pak se dy ore pritet fillimi i ndeshjes Shqipëri-Zvicër/Insajderi.com