×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pacolli ndanë pagën e janarit për të dëmtuarit nga vërshimet

    Insajderi
    24 January 2023 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se pagën e tij të deputetit për muajin janar do ta japë për të dëmtuarit nga vërshimet e javës që shkoi në Kosovë.

    Pacolli, përmes një postimi në Facebook, gjithashtu ka falënderuar miqtë dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë ta mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 2023”.

    “Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit”, ka shkruar Pacolli.

    Postimi i plotë i Pacollit:

    “Po e jap pagën vjetore për dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit

    ———

    Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 23″

    Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni!

    Dërgone kontributin e juaj në Banka Ekonomike Prishtinë

    Llogaria:

    XK51401000000912949

    Sëift: EKOMXKPR XXX

    Emertimi i llogarise: Fondacioni Behgjet Pacolli

    Përshkrimi: Vërshimet e Janarit 23

    U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.

    Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet këtij fondi për sanimin e dëmeve të vërshimeve. Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës”, ka shkruar Pacolli. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark