Pacolli paralajmëron padi ndaj Enver Hasanit për çështjen  e “1 milionë eurove” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli paralajmëron padi ndaj Enver Hasanit për çështjen  e “1 milionë eurove”

    Insajderi
    05 January 2017 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deklaratës së ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se njerëz të Behgjet Pacollit i kishin ofruar atij 1 milion euro për të marrë vendim që e linte këtë të fundit në krye të shtetit, ka reaguar vetë Pacolli.

    Pas një debati televiziv, ku Hasani e ka lakuar emrin e Pacollit, ky i fundit është deklaruar se do ta padisë për gënjeshtra dhe shpifje, që sipas tij, Hasani i ka bërë në emisionin “Rubikon”.

    “Enver Hasani, unë nesër do të ju denoncoj për gënjeshtra dhe shpifje me qëllim të dëmtimit të personalitetit tim”, ka shkruar Pacolli. “O Zot… kush e ka udhëhequr Gjykatën Kushtetuese të Kosovës! Arsyen pse ju e bëni këtë do t’ia tregoni Gjykatës”, ka shkruar Pacolli.

    Hasani ka shkruar më herët se njerëzit e Behxhet Pacollit i kishin ofruar 1 milion euro Enver Hasanit, atëherë kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

    “Njerëzit e Pacollit më ofruan 1 milion euro për vendim në favor të tij në Kushtetuese. E gjithë kjo shumë për të ndryshuar vendimin e gjykatës rreth rastit Pacolli”, ka thënë Hasani.

    “Njerëzit e Pacollit m’i kanë ofruar 1 milion euro, përveç kërcënimeve që kam marrë unë dhe familja ime në emër të tij. Në një ditëlindje ku isha i ftuar, në Prishtinë, më afrohet një person dhe më thotë, xhirollogarinë në bankë se kemi fol me një mik timin të përbashkët, nuk është me rëndësi emri, i thashë për çka, tha për me t’i bartë paret, ishte tri katër ditë para se me ndodh vendimi për rastin Pacolli”, ka shtuar ai./ Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark