
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është deklaruar për dështimet serike në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Pacolli ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se po e trajtojnë Kosovën “siç e trajtojnë hijenat viktimën”, shkruan Insajderi.
“Kam frikë se qytetarët ende nuk e kanë kuptuar se partia fituese e zgjedhjeve po e trajton Kosovën siç e trajtojnë hijenat viktimën. Kosova po përballet me probleme serioze për shkak të mungesës së lidershipit, dhe për këtë po i vuajmë pasojat — pasoja që, për fat të keq, pritet të jenë edhe më të rënda”, ka deklaruar Pacolli.
Ai ka shprehur habi se si kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ka reflektuar pas refuzimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e saj. /Insajderi.org/