Insajderi
Lajme

Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij ishte thjeshtësia, urtësia dhe dashuria e pashuar për Kosovën

Insajderi
21 January 2026 - 18:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij ishte thjeshtësia, urtësia dhe dashuria e pashuar për Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kujtuar presidentin historik të vendit, Ibrahim Rugovën, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka vlerësuar figurën e Rugovës, duke thënë se ai ishte simbol i mençurisë, durimit dhe rezistencës paqësore të popullit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Pacolli ka theksuar se Rugova, me fjalë dhe vizion të qartë, i dha Kosovës zë dhe dinjitet në periudha jashtëzakonisht të vështira për vendin.

“Kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe të bindem se madhështia e tij qëndronte në thjeshtësi, urtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun. Kujtimi i tij mbetet i gjallë. Lavdi veprës dhe jetës së tij”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark