Pacolli në këtë tubim ju është drejtuar me një fjalim të shkurtër të rinjve në Gjakovë, duke i siguruar ata se i gjithë angazhimi dhe përkushtimi i tij dhe i Aleancës Kosova e Re, do të jetë në funksion të garantimit të një perspektivë më të mirë për të gjithë.
Lideri i AKR-së, në rrafshin e Dukagjinit është pritur me duartrokitje nga mijëra të rinj të cilët kishin ardhur për ta përshëndetur atë, transmeton Klan Kosova.
Në këtë tubim të pranishmëve me disa fjalë iu drejtua edhe Kryetarja e Forumit Rinor të AKR-së Dega në Gjakovë, e cila u shpreh se pjesëmarrja masive e rinisë në këto takime është edhe një konfirmim se rinia e sheh Pacollin si shpresën e vetme për ndryshim, si dhe garantim të mirëqenies për të gjithë.