Pacolli thotë se nuk do të binte në “grackën” e Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli thotë se nuk do të binte në “grackën” e Thaçit

    Insajderi
    26 July 2016 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Grackë të Lipjanit, ku u përul para një memoriali të 14 serbëve të vrarë në vitin 1999, nuk i duket “normale” kryetarit të Aleancës për Kosovën e Re, Behxhet Pacolli.

    Në një intervistë për Klan Kosovës, lideri i Aleancës Kosova e Re ka thënë se veprimi i presidentit të Kosovës në të cilin Thaçi kishte rënë në tri “gracka”, do të kishte qenë normal, vetëm në qoftë se “nuk do ekzistonte shkrimi për ‘terrorin shqiptar’ në pllakë”.

    Pacolli refuzon të pranojë se do të binte në “grackën” e Thaçit, në fshatin Grackë.

    “Unë do të shkoja aty, unë do të shkoja tek secila familje, e do t’i ngushëlloja mirëpo jo tek ajo pllakë. Gabimi i Thaçit dhe i këshilltarëve të tij”, ka thënë ai, njofton Insajderi.

    Marrëveshja e heshtur e presidentit me banorët e Grackës për vizitën 5 minutëshe

    Në pllakën e memorialit të 14 viktimave të fshatit Grackë, shkruhej “Viktimat e terrorit shqiptar”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark