Paditet princi britanik, akuzohet për abuzim seksual - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Paditet princi britanik, akuzohet për abuzim seksual

    Insajderi
    10 August 2021 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja mbretërore britanike, e gjen veten sërish në syrin e ciklonit. Një grua, e cila pretendon se është trafikuar për qëllime seksuale nga ish-financieri i vetëvrarë Jeffrey Epstein, ngriti padi ndaj djalit të mbretëreshës Elizabeth, princit Andrew.

    Në padinë e dorëzuar në një gjykatë të Manhatanit, Virginia Giuffre akuzon princin britanik se ka abuzuar me të rreth dy dekada më parë, kur ajo ishte nën 18 vjec.

    “Princi Andrew duhet të mbajë përgjegjësi për atë që më ka bërë. Në këte vend, asnjë person, qoftë president apo princ, nuk është mbi ligjin, dhe asnjë person nuk mund të privohet nga mbrojtja ligjore”, shprehet ajo.

    Gruaja pretendon se Andrew e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj, në shtëpinë e bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell, në Londër.

    Siç bëhet e ditur në padi, princi ka abuzuar me Guiffre edhe në rezidencën e Espstein në Manhatan dhe në një plazh privat që ish-financieri zotëronte në ishujt Virgins. Gruaja ka rrëfyer më parë, se Epstein e mbante atë si skllave seksi me ndihmën e bashkëpunëtores së tij Maxwell. Ish-financieri vrau veten në moshën 66-vjeçare në një burg të Manhatanit, në 10 gusht të 2019-s. Ai ishte në pritje të gjykimit për akuzat e trafikimit seksual./A2CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark