Insajderi
Sport

“Paga dhe kontrata” – Detajet e transferimit të Mbappe në Real Madrid

Insajderi
03 June 2024 - 21:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Paga dhe kontrata” – Detajet e transferimit të Mbappe në Real Madrid
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kylian Mbappe tashmë është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Real Madridit.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi madrilen, me anë të një postimi në rrjetet socciale.

“Los Blancos” kanë njoftuar se sulmuesi francez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, dhe do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2029.

Mbappe kishte qenë pranë nënshkrimit me Real Madridin edhe në vitin 2022, por në momentet e fundit kishte vendosur për rinovimin me PSG-në.

25-vjeçari tek Real Madridi transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me skuadrën nga kryeqyteti francez do të skadojë në fund të muajit qershor.

Mbappe pritet të fitojë një pagë prej 15 milionë eurove në vit, teksa Real Madridi do të paguajë një shumë prej 100 milionë euro si bonus.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark