Insajderi
Lajme

“Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro”, AAK fillon hartimin e Programit Zgjedhor

Insajderi
18 June 2024 - 17:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro”, AAK fillon hartimin e Programit Zgjedhor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se ka filluar takimet me grupe punuese për hartimin e programit zgjedhor.

“Sot grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028, diskutoi programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale dhe miratoi këto qëndrime programore, disa prej të cilave”, thuhet në njoftim.

AAK ka treguar edhe disa qëndrime programore si paga minimale të jetë 450 euro, dhe në sektorin publik mbi 1000 euro.

1. Paga minimale 450 euro;

2. Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro;

3. Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;

4. Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;

5. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;

6. Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale;

7. Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;

8. Orari fleksibil në punë në sektorin publik;

9. Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;

10. Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;

11. Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;

12. Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;

13. Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

AAK ka thënë se në ditët në vijim do të identifikohen prioritetet në fusha tjera.

“Në ditët në vijim do të identifikohen prioritetet programore të Aleancës në sektorë të ndryshëm, siç janë: Shëndetësia, Arsimi, Siguria, Bujqësia, Diaspora”, përfundon komunikata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark