Pagjumësia gjatë shtatzënisë- Ja çfarë pasoja mund të shkaktojë - Insajderi
×
LifeStyle

Pagjumësia gjatë shtatzënisë- Ja çfarë pasoja mund të shkaktojë

Insajderi
28 September 2024 - 16:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Te shtatzënat të cilat vuajnë nga pagjumësia është i pranishëm rreziku për lindje të parakohshme, tregojnë të dhënat e grumbulluara nga 2.625 të intervistuara.

Hulumtimet kanë treguar se si shtatzënat me pagjumësi apo me ndonjë çrregullim tjetër i cili ndikon në cilësinë e gjumit, për shembull me apne, lindin para javës së 37-të të shtatzënisë në 14,6 për qind të rasteve.

Te pjesëmarrëset e tjera përqindja e lindjes para javës së 37-të të shtatzënisë është 10,9 për qind.

Analiza plotësuese të të intervistuarave të cilat kanë lindur para javës së 34-të të shtatzënisë ka treguar rrezikun dyfish më të madh te shtatzënat me pagjumësi apo apne.

Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën Obstretics & Gynecology. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark