Pagoi 150 mijë euro për të zgjatur këmbët, i bëri qejfin partnerit, por tani… – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pagoi 150 mijë euro për të zgjatur këmbët, i bëri qejfin partnerit, por tani…

    Insajderi
    09 September 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë prej nesh mund të kenë pasiguri për dukjen. Gjatësia e trupit normalisht nuk është diçka që mund të ndryshohet. Megjithatë, një grua, e cila nuk ishte e kënaqur me gjatësinë e saj, donte të ishte më e gjatë dhe shkoi deri në ekstrem për të realizuar dëshirën e saj

    Modelja gjermane, Theresia Fischer, e cila mori pjesë edhe në “Big Brother”-in gjerman, gjatë një interviste në radion Mdr Jump tregoi historinë e saj, duke zbuluar se ka bërë shumë gjëra që sot është penduar. Një ndër to është pikërisht fakti që ka zgjatur këmbët e saj.

    Ajo iu drejtua një operacioni për të zgjatur këmbët me 14 centimetra, për të cilin shpenzoi më shumë se 150,000 euro. Sot ajo pendohet.

    Fischer nuk e njeh më veten dhe e ka kuptuar se iu nënshtrua operacionit vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj.

    Ajo ka treguar se debatonte çdo ditë me ish-partnerin, i cili shpesh ushtronte presion psikologjik mbi të. Ai i thoshte se i pëlqejnë femrat e gjata dhe i ulte vetëbesimin duke i vënë në dukje se ajo nuk mund të bënte dot asgjë pa të dhe ia kishte nevojën:

    ‘Nëse e dëgjon atë ta përsërisë 20, 30, 60, 70 herë, atëherë vërtet arrin ta besosh se nuk je asgjë pa të’, tha modelja.

    Ndërhyrja e bëri atë të kalonte një metër e 84 në gjatësi nga e 70 që i kishte dhënë nëna natyrë. Zgjatimi u bë i mundur duke futur shufra metalike, një lloj proteze, në këmbë. Por nëse do kthehej pas në kohë, nuk do e bënte kurrë diçka të tillë:

    Ajo gjithashtu u përball me kritika të mëdha nga përdoruesit e internetit. Ajo thotë:

    “Tani ndihem e lumtur dhe e kënaqur me këmbët e mia, por jam përballur me një sërë kritikash në internet. Më vjen keq që e bëra, që ndryshova trupin tim për të tjerët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark