“Pagoi para për t’i parë fotot e saj në ‘OnlyFans’, më vonë e kuptoi se është e bija”- norvegjezi e bënë gabimin e jetës - Insajderi
×
LifeStyle

“Pagoi para për t’i parë fotot e saj në ‘OnlyFans’, më vonë e kuptoi se është e bija”- norvegjezi e bënë gabimin e jetës

Insajderi
01 June 2024 - 18:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deri tani, duhet të keni dëgjuar për platformën e të rriturve OnlyFans, e cila është shumë e popullarizuar në mesin e adhuruesve të pornografisë.

Një burrë norvegjez, kaloi muaj duke shijuar përmbajtjen e ofruar – dhe të paguar – nga një vajzë atraktive.

Ai pagoi për ta parë vajzën pasi ia rekomandoi një mik dhe më pas u trondit kur kuptoi se ishte vajza e tij 23-vjeçare.

I shqetësuar nga zbulimi, burri nuk mundi të vinte në vete dhe mendoi të kryente vetëvrasje. Ai i kërkoi ndihmë psikologes Tona Halldorsen.

“Pothuajse e shkatërroi marrëdhënien e tyre. Mendimi i babait për të bërë diçka seksuale me vajzën e tij e bëri atë të sëmurë fizikisht. Trupi i saj u bë burim fantazish – dhe tradhtie”, shpjegoi ajo.

Haldorsen punon si seksologe dhe këshilltare për marrëdhënie/martesa dhe zbulon se burri e admironte trupin e vajzës për muaj të tërë para se të dilte e vërteta.

Ai shpjegoi se nuk e kishte parë kurrë fytyrën e saj sepse ishte e fshehur. Gjithashtu, ai kurrë nuk e kishte parë vajzën e tij të zhveshur, kështu që nuk mund ta njihte, raporton dailymail.

Kur edhe vajza ishte e ftuar në psikoterapi, e pavetëdijshme për atë që kishte ndodhur, ajo ndjeu një prekje neverie.

“Ishte edhe më e vështirë që babai po i bënte të gjitha këto pas shpinës së gruas së tij, domethënë nënës së saj”, shtoi Haldorsen.

Me sa di ajo, babai është ende i martuar, ndërsa gruaja nuk ka dijeni për ngjarjen. Pas këshillimit, marrëdhënia me vajzën u përmirësua dhe tani ata po ecin mirë.

Vajza ka ende një llogari në OnlyFans dhe së bashku me babanë lejoi publikimin e historisë për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e përdorimit të profileve anonime. /Telegrafi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark