×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pahor merr edhe “aminin” e kryeministrit të Sllovenisë për zëvendësimin e Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    10 April 2024 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi Ministria e Punëve të Jashtme, e kryesuar nga Tanja Fajon, konfirmoi se po ndihmon ish-presidentin e Sllovenisë Borut Pahor në lobimin për pozitën e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sot për këtë është kontaktuar edhe zyra e kryeministrit, Robert Golob.

    Siç raporton mediumi slloven ‘Delo’, kryeministri Golob i ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar ish-presidentit Borut Pahor në kandidimin e tij për pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështjeve të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, përcjell Insajderi.

    Ata shtuan se gjatë muajit të kaluar Golob ka zhvilluar bisedime të shumta bilaterale me liderët e vendeve evropiane si dhe me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.

    Golob shprehet i bindur se “ish-presidenti Pahor ka dëshmuar me punën dhe përvojën e tij politike të deritanishme se është mik i madh i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e tij, si dhe përpjekjet e Sllovenisë, kanë për qëllim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë të gjithë Evropën”.

    Pozitën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka zënë diplomati Miroslav Lajçak dhe mandati i tij përfundon këtë gusht. Në qarqet diplomatike pati vlerësime se ish-presidenti është shumë i kualifikuar për postin e të dërguarit special. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark