×
Analiza

Pajazit Tërnava, ish-kreu i BIK në Fushë Kosovë intervistohet nga Policia për ‘krim të organizua’

Insajderi
14 February 2024 - 17:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kreu i Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë, Pajazit Tërnava është intervistuar të hënën nga Departamenti për Krime të Rënda brenda Policisë së Kosovës. Gazeta Insajderi ka siguruar thirrjen e policisë për intervistimin e të parit të BI- Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

Sipas thirrjes, i dyshuari Pajazit Tërnava është paraqitur për intervistim me datën 12.02.2024 në Drejtorinë e Hetimeve të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në stacionin e policisë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Ai është Intervistuar për veprën penale “Krim të Organizuar.

Me këtë datë, Pajazit Tërnava ende mbante pozitën e kreu të Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë.

Dy ditë më vonë, Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur mbledhje në të cikën ka marr vendim që të vejë në krye të BI në Fushë Kosovë, Valon Ibrahimin.

Gazeta Insajderi për dy ditë ka provuar të marr një përgjigje nga Pajazit Tërava për të kuptuar arsyen e intervisitmin por i njëjti pasi ka parë pyetjet e Gaztës ka refuzuar të përgjigjet.

Po ashtu, lidhur me këtë rast është pyetur edhe krye imami i BIK Naim Tërnvata por, as ai nuk pa pranuar të përgjigjet edhe pse Gazeta mëson se këta të dy kanë lidhje familjare.

Gazeta Insajderi kishte raportaur po ashtu se në dhjetor të vitit të kaluar, Imami Pajazit Tërnava nuk iu kishte qitur punëtorëve pagat.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark