×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kush na i mori?”- Imami nga Fushë Kosova ankohet tek BIK-u se s’u janë ekzekutuar pagat

    Insajderi
    12 December 2023 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë, Pajazit Tërnava, po akuzohet se s’i ka ekzekutuar pagat e këtij muaji. Imami Zekrijah Tërnava ka kërkuar pagat dhe ka pyetur se ku kanë mbetur ato.

    Në një aktivitet të shpërndarë në ‘Facebook’ nga BIK-u, imami Zekrijah Tërnava ka bërë një koment duke aluduar se Bashkësia Islame në Fushë Kosovë s’i ka ekzekutuar pagat. Zekrijah Tërnava është pjesë e Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë.

    “E drejta jonë për t’u paguar për punën që bëjmë është e garantuar nga të gjitha konventat ndërkombëtare. Ne i duam pagat tona! Ku kanë mbetur?…Kush na i mori…?”, ka shkruar ai.

    “Gjithashtu na vjen nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Zvarritja e pagesës së borxhit nga të pasurit është dhunë. Nëse dikush nga ju ndiqet ta paguajë borxhin, ndërkohë që ka mundësi të paguaj, menjëherë të bindet dhe ta paguaj borxhin””, vijon komenti i tij.

    Imami Tërnava, i cili postimet i tij i ka publike në ‘Facebook’, për çështjen e mos-ekzekutimit të rrogave ka shkruar edhe në një postim.

    “Në të gjitha gjërat jemi “suis generis” . Kevin O’Leary njihet si biznesmen, investitor, gazetar dhe personalitet televiziv në Kanada.  Një nga citimet e tij të famshme thoshte: “Rroga është drogë që ata ta japin, që ti të harrosh ëndrrat tua”.  Me sa duket nuk ka pasur asnjëherë eksperiencën e marrjes së një rroge të vogël apo me muaj apo vite mos me marr rrogë hiç!”, ka shkruar ai.

    Një ankesë tjetër për çështjen e pagës i njëjti imam e ka adresuar edhe para tri ditësh, përmes të njëjtit rrjet social. Ai ka thënë se “shërbimi më i madh që mund t’i bëhet xhamisë është të mos vjedhësh prej saj”.

    Kryetar i Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë është Pajazit Ternava, kushëriri i kryetarit të kësaj bashkësie, Naim Tërnavës. Pajazit Tërnava është edhe drejtor i Konviktit në Medresenë Alauddin. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark