Pajaziti: Nëse duhet, të bëhet super-ekspertizë ndërkombëtare për rastin Dehari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pajaziti: Nëse duhet, të bëhet super-ekspertizë ndërkombëtare për rastin Dehari

    Insajderi
    20 December 2016 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se debati për Astrit Deharin, duhet të jetë edhe më shumë sesa një debat parlamentar, duke kaluar edhe në debat ekspertësh.

    Ai ka thënë se arsyeja pse nuk është diskutuar më herët për këtë rast, edhe pse kishte kërkuar Vetëvendosje, është fakti se, është dashur të pritet raporti i ekspertëve mjekoligjor.

    “Një debat të tillë e kishte kërkuar edhe më herët Vetëvendosje, por kemi hezituar për shkak se, kemi dashur ta kemi edhe raportin e mjekësisë mjekoligjore”, ka thënë Pajaziti.

    “Nuk është mirë që në parlament të diskutohet për rastet që ende janë duke punuar organet e drejtësisë”, ka shtuar ai.

    Pajaziti beson se sot dhimbjen e familjes nuk duhet ta lëndojnë me këtë debat.

    “Ne duam si Grup Parlamentar ta dimë se çka ka ndodhur me Astrit Deharin”, precizoi Pajaziti.

    Ai ka thënë se nëse ka nevojë, mund të bëhet edhe një super ekspertizë që do ta nxirrte të vërtetën rreth vdekjes së Astrit Deharit, dhe në këtë mënyrë, të dihet përgjegjësia e të gjithë atyre që e kanë shtyrë atë deri në atë rast.

    “Krejt çka keni të thoni, ju lus ta bëni këtu, që kur të dalim prej këtu, të mos dalim me dilema, por me qartësime”, ka thënë ndër tjera Zenun Pajaziti./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark