Insajderi
Lajme

Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, KQZ: Përgatitjet po vazhdojnë intensivisht

Insajderi
12 January 2025 - 17:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, KQZ: Përgatitjet po vazhdojnë intensivisht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zgjedhjet Parlamentare janë afruar. Pak ditë na ndajnë nga 9 shkurti, e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se përgatitjet për këtë ditë po vazhdojnë intensivisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur programin disa ditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të jenë në ballë të organizimit të zgjedhjeve.


“Ky program siguron që çdo person i angazhuar të jetë i përgatitur në mënyrë profesionale për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë ligjore gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor: nga hapja e qendrave të votimit deri te numërimi i votave që procesi zgjedhor të jetë i drejtë dhe transparent për të gjithë qytetarët”, thuhet në ndër të tjera në njoftimin e KQZ-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark