×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pak orë para takimit me Kurtin, Vuçiq lajmërohet në Instagram: Do të jetë vështirë, i gjithë Perëndimi është kundër nesh

    Insajderi
    02 May 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nëpërmjet një video në Instagram ka komentuar takimin e sotëm të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Bruksel ku do të diskutohet për të zhdukurit dhe ku do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Vuçiq ka vazhduar me propagadën e njëjtë të para çdo takimi duke thënë se do të jetë e vështirë dhe se të gjithë “të mëdhenjt” e Perëndimit janë kundër tij.

    “Do të jetë e vështirë. Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjt në Perëndim. Megjithatë, ligji dhe drejtësia janë në anën tonë. Më e rëndësishmja, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruash atë, me gjithë presionin. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq në Instagramduke ia bashkëngjitur edhe videon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark