Pak orë para tragjedisë, dizajneri Isufi dhe gruaja e tij aktivë në rrjete sociale, ja çka postuan - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Pak orë para tragjedisë, dizajneri Isufi dhe gruaja e tij aktivë në rrjete sociale, ja çka postuan

    Insajderi
    09 May 2025 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

    Dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” teksa gruaja e tij e plagosur nga therrja me thikë.

    Pikërisht ditën e sotme që ishte tragjike, të dy pak orë përpara ngjarjes së rëndë ishin aktiv në rrjete sociale.

    Festimi dhe Rina kanë postuar të dy njoftim mbi të rejat në kompani, likuidim të mallit me zbritje deri në 70% përpara nisjes së sezonit.

    Për më tepër, më pak se dy javë ma parë, Festimi kishte bërë një hap të ri duke shpallur thirrje për kurse mbi patronimin në industrinë e modës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark