Insajderi
Lajme

Pakënaqësitë ndaj Gjykatës Speciale: Veteranët e UÇK-së protestojnë më 17 shkurt

Insajderi
18 January 2026 - 18:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pakënaqësitë ndaj Gjykatës Speciale: Veteranët e UÇK-së protestojnë më 17 shkurt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka folur për mundësinë e mbajtjes së një proteste të radhës kundër Gjykatës Speciale me 17 shkurt.

Ai tha se është në diskutim organizimi i një proteste më 17 shkurt në qendrën e Prishtinës, e cila synon të shprehë pakënaqësinë ndaj Gjykatës Speciale që, siç u shpreh ai “s’po di as vet se çfarë po bën”.

“Ne jemi në diskutim e sipër për një protestë me 17 shkurt në qendër të Prishtinës, protesta do të jetë në shenjë pakënaqësie të gjykatës speciale që po e stërgjatë procesin. Ne ende s’kemi marrë vendim, por jemi në diskutim e sipër. Sipas gjasave, protesta do të mahet me 17, pikërisht një ditë para fjalës përfundimtare”, tha Gucati në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark