Pakënaqësitë në koalicion nuk ndikojnë te partnerët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pakënaqësitë në koalicion nuk ndikojnë te partnerët

    Insajderi
    14 November 2016 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës LDK-PDK është stabil dhe nuk do të prishet.

    Ai është shprehur i bindur se buxheti nuk do të rrezikojë dhe nuk do ta vë në pikëpyetje të ardhmen e koalicionit.

    Ahmeti ka thënë se pakënaqësitë politike rreth prishjes së koalicionit nuk janë reflektim i qëndrimeve të partnerëve, shkruan Epoka e re.

    Duke komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Ahmeti ka deklaruar se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, por sipas tij, partitë duhet të reflektojnë për interesin shtetëror.

    Ai ka paralajmëruar se procesi i riformatimit të Qeverisë do të ndodhë gjatë këtyre ditëve, megjithatë është skeptik se me ndërrimin e disa ministrave do të mund të ketë rezultate në mirëqenien e qytetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark