Insajderi
Zgjedhjet 2026

Pal Lekaj: AAK e gatshme për të udhëhequr Kosovën me Ramush Haradinajn në krye

Insajderi
25 December 2025 - 20:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pal Lekaj: AAK e gatshme për të udhëhequr Kosovën me Ramush Haradinajn në krye
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatrave Lipovec, Gërqinë, Damjan dhe Bishtazhinë, ku ka diskutuar për planin qeverisës të Aleancës për katër vitet e ardhshme.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Lekaj potencoi projektet e mëdha që, sipas tij, e presin Kosovën dhe nevojën për një udhëheqje të fortë që vendos qytetarin në qendër të vendimmarrjes.

“Kosova ka nevojë për udhëheqje të fortë dhe për një qeveri që vendos qytetarin në qendër.
Aleanca është gati ta marrë këtë përgjegjësi, me Ramush Haradinajn në krye”,
shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark