×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Pal Lekaj ia ka bërë kuorumin Albin Kurtit me shkarku njerëz të ndershëm”- reagon Haki Abazi pas dënimit për rastin e 53-milionëshit

    Insajderi
    31 January 2024 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i pavarur Haki Abazi e ka vlerësuar të ulët dënimin e shkallës së parë për rastin e 53-milionë eurove të Bektel Enkës, ku u dënua ish-ministri Pal Lekaj dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Abazi ka thënë se dënime të tilla ia lëshojnë rrugën, siç u shpreh ai, “kompanive të rrugëve të afërta me Liburn Aliu dhe Hysen Durmishin” për keqpërdorime të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kur denohesh në shkallë të parë 3 vite burgim për 53 milion euro të keqpërdorura, natyrisht që vazhdon hajnia e korrupcioni në linjat e aeroportit, në pantentë shoferë, me kompanitë e rrugëve të afërta ne Liburn Aliun e Hysen Durnishin, me kompanitë e shpërndarjes së mallërave të afërta me zevendëskryeminstra dhe deputetë të mazhorancës…  me rezervat shtetërore, me subvencionimet”, ka deklaruar ai.

    “Natyrshëm ata që dikur ju kanë mbajtur çantat atyre që i kanë kanë keqpërdorur të mirat publike me shumicë, sot nuk e shohin korrupcionin dhe skandalet. Nuk kanë faj se janë gomë rezerve dhe duhet me thënë ndonjë gjë… dhe e kanë bishtin e zënë me derë se e kanë zënë duke vjedhur gjatë provimit të jurispondecës! Nejse mos me hy ma thellë kthehemi te tema”, vijon postimi i tij.

    Abazi ka thënë se ishte deputeti Lekaj që, sipas tij, ia ka bërë kuorumin kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për shkarkimin e njerëzeve që “kanë kryer punë me nder e në interes të vendit”.

    “Një gjë duhet ditur që Pal Lekaj ja ka bërë korumin Albin Kurtit për me shkarku njerëz që kanë kryer punë me nderë e në interes të vendit! Asgjë personale Pal!”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark