Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se gjatë qëndrimit në Deçan është ndjerë fuqishëm mbështetja e qytetarëve për Aleancën dhe për kryeministrin në ardhje, Ramush Haradinaj.
Sipas Lekajt, Deçani, si vend i heronjve, ka treguar edhe një herë se qëndron krah të drejtës dhe krah atyre që e duan vendin dhe kanë vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës.
“Siç është zakon në këtë vend të heronjve, qytetarët janë rreshtuar krah të drejtës, krah atyre që e duan këtë vend dhe krah atyre që kanë plan konkret për ta zhvilluar”, ka shkruar Lekaj.
Ai është shprehur i bindur se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të përfundojnë me fitore për AAK-në, duke theksuar se pikërisht nga Deçani do të jehojë fitorja e Aleancës.