Drejtuesit e skuadrës së Palermos, sot kanë bërë publike se deri në përfundimin e këtij sezoni skuadrën e tyre nga bankina do ta drejtojë Alfredo Novelino.
Ai në krye të stafit teknik të Palermos, do të zëvendësojë Guissepe Iacchin-in i cili nga puna u pushua vetëm pas dy javësh.
Ndryshe drejtuesit e Palermos për shtatë muaj të plotë arritën të emërojnë gjashtë trajner që paraqet një rekord në futbollin italian.
Për momentin Palermo në Seria A, mban pozitën e 17-të me 27 pikë dhe është vetëm një pikë larg zonës së rrezikut.