Insajderi
Lajme

Pamje | Kështu duket laboratori i drogës që u zbulua sot në regjionin e Pejës

Insajderi
18 April 2026 - 13:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje | Kështu duket laboratori i drogës që u zbulua sot në regjionin e Pejës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë kanë ndërmarrë një aksion sot në një fshat të Pejës ku është kapur një sasi e narkotivëve dhe u zbulua një laborator për prodhimin e drogës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se pritet të ketë edhe arrestime

“Ne nje fshat te komunes se Pejes eshte kapur sasi e konideueshme e narkotikeve. Pervec droges eshte zbuluar edhe nje laborator per prodhimin e narkotikeve. Ne kete rast priten te kete arrestime. Ne vend te ngjarjes jane njesiti anti drog nga Policia e Pejes dhe gjitha njesitet relevante bashke me prokurorin e krimeve te renda nga Prokuroria Themelore ne Peje”, tha ai.

 Përveç tyre, në vend të ngjarjes shkoi edhe ekipi i KEDS meqë laboratori ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark