Insajderi
Botë

Pamje nga aksidenti me Lamborghini, dëmi 100 mijë euro

Insajderi
27 October 2025 - 20:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje nga aksidenti me Lamborghini, dëmi 100 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Kroaci, ku një shofer me targa zvicerane ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një parmak mbrojtës.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, të cilat kapin vlerën e rreth 100,000 eurove, me shoferin që ka shpëtuar pa lëndime.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme të shoferit, i cili është lindur në vitin 2002, transmeton Klankosova.tv

Policia nuk ka dhënë informacion për markën e automjetit, por një foto e publikuar nga vendi i aksidentit sugjeron se bëhet fjalë për një makinë sportive, me forma që ngjajnë me ato të Lamborghini Huracan.

Ky model është prodhuar nga viti 2014 deri në vitin 2024, me çmime që variojnë nga 160 mijë euro për versionet bazë, deri në mbi 300 mijë euro për modelet më të reja./Klankosova.tv

May be an image of car, road and text
May be an image of car, road and text
May be an image of text


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark