Insajderi
Showbiz

Pamje nga fejesa e Melinda Ademit dhe Granitit

Insajderi
20 September 2025 - 13:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje nga fejesa e Melinda Ademit dhe Granitit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi dhe menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, kanë zyrtarizuar hapin e madh në lidhjen e tyre.

Pas propozimit romantik për martesë që ndodhi të mërkurën, çifti ka organizuar ceremoninë e fejesës, ku të dy vendosën unazat si simbol i dashurisë dhe premtimit të përjetshëm.

Në fotot e shpërndara në rrjete sociale, Melinda dhe Graniti shihen të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa ndajnë momente të paharrueshme.

Dekori elegant, torta e bardhë dhe detajet e veçanta e bënë ceremoninë edhe më të bukur dhe të paharrueshme për çiftin.

Ky hap i rëndësishëm ka ngjallur urime të shumta nga fansat dhe kolegët e Melindës, të cilët i urojnë një të ardhme plot lumturi dhe suksese. Me këtë fejesë, dyshja e njohur ka konfirmuar se janë gati të ndërtojnë një kapitull të ri të jetës së tyre së bashku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark