Pamje nga lirimi i dy pengjeve të Hamasit- VIDEO – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pamje nga lirimi i dy pengjeve të Hamasit- VIDEO

    Insajderi
    24 October 2023 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hamasi njoftoi mbrëmjen e sotme lirimin e dy pengjeve gra të tjera, të cilat u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit në tokën izraelite dhe që atëherë mbahen peng në Rripin e Gazës.

    Sipas kanalit izraelit Channel 12, ata janë 79-vjeçarja Nurit Cooper dhe 85-vjeçarja Yohved Lefsic, të cilat u rrëmbyen nga kibuci Nir Oz dhe bashkëshortët e tyre mbeten peng.

    Kanali egjiptian AlQahera News publikoi pamjet e lirimit të tyre ndërsa dy gratë ishin në ambulanca në pikën kufitare Rafah.

    Në të njëjtën kohë, agjencia egjiptiane e lajmeve nënvizoi se “përpjekjet diplomatike të Egjiptit për lirimin e dy grave” të mbajtura peng në Rripin e Gazës u finalizuan me sukses.

    Daniel Lefsic, nipi i Johved Lefsic, theksoi se ai dhe familja e tij janë të emocionuar dhe të lumtur që gjyshja e tij po kthehet.

    “Thjesht shpresojmë që ajo të jetë mirë, shëndeti i saj është i mirë dhe po presim ta shohim”, ka theksuar ai, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

    “Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi për lirimin e të gjithë pengjeve”, shtoi ai.

    Abu Ubaydah, një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, tha më herët se lirimi i dy pengjeve u vendos për arsye humanitare dhe mjekësore, falë ndërmjetësimit të Katarit dhe Egjiptit. “Armiku kishte refuzuar t’i pranonte të premten e kaluar,” pohoi Abu Ubaidah, duke përsëritur një pretendim që Izraeli e kishte hedhur poshtë si “propagandë të rreme”.

    Vihet re se njoftimi nga Hamasi është bërë tre ditë pas lirimit të dy femrave amerikane.

    Nga ana e tij, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq theksoi në një deklaratë se “lehtësoi lirimin e dy pengjeve të tjerë duke i transportuar ata jashtë Gazës këtë mbrëmje”. /TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark