Insajderi
Lajme

Pamje nga momenti emocionues i ribashkimit të dajës me vajzën që u nxor nga Siria pas 12 vitesh

Insajderi
15 February 2026 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje nga momenti emocionues i ribashkimit të dajës me vajzën që u nxor nga Siria pas 12 vitesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka publikuar pamje emocionuese të dajës Xhetan Ndregjoni të ribashkimit me mbesën e tij, Evën, 12 pas vitesh ndarje, pasi kjo e fundit u soll nga Siria.

Në postim, Elezi bën të ditur se Eva ishte larguar nga vendlindja para 12 vitesh dhe kishte shkuar për në Siri, shkruan Insajderi.

“Një përqafim që mbarti brenda vetes vite të tëra pritjeje, lotësh, dhimbjeje dhe shprese që nuk u shua kurrë. Vuajtjet që ajo ka përjetuar janë të vështira për t’u përballuar nga çdo njeri, por dashuria familjare mbeti më e fortë se çdo pengesë”, thuhet në postimin e Elezit.

“Le të jetë kjo histori një kujtesë për të gjithë ne: dashuria familjare gjithmonë gjen rrugën për t’u kthyer në shtëpi”, përmbyllet shkrimi i tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark