
Gjykata Speciale është duke bastisur shtëpinë e Hajredin Kuqit, ish-ministrit të Drejtësisë.
Bastisja e shtëpisë së tij ndërlidhet me arrestimin e sotme të Gjykatës.
Mengjesin e sotëm janë arrestuar Isni Kilaj, Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu.
Në bazë të njoftimit të Speciales, bëhet e ditur se Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj janë arrestuar nën dyshimin për vepra kundër administrimit të drejtësisë, shkruan Insajderi.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) po kryen operacione të vazhdueshme në Kosovë në një hetim që fokusohet në veprat kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e SPO-së janë autorizuar gjyqësorisht nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e ZPS’së.
Hajredin Kuçi ka qenë pjesëtar i ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë.