Në oborrin e shtëpisë së Sokol Halilit, i cili ka bërë vetëvrasje, janë duke qëndruar pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gazeta Insajderi, ka siguruar pamje ku shihen numër i madh i policisë afër njërës nga shtëpitë e familjes Halili në Shtime.
Ndërkohë trupi i pajetë i Sokol Halilit është dërguar në Emergjencë.
Derisa edhe Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vetëvrasjen e Sokol Halilit, i cili pasi vrau gruan me foshnje në barkë, sot e vrau edhe veten, shkruan Insajderi.
Policia ka njoftuar se dorasi me armë zjarri kreu aktin e vetëvrasjes.