Disa orë pas sulmit amerikan ndaj bazës ushtarake siriane të presidentit Bashar al Assad, Pentagoni ka publikuar pamjet e para nga sulmet.
Gjithashtu është konfirmuara nga Pentagoni se 59-të raketa Tomahawk janë lëshuar nga luftanijet USS Ross dhe Porter në Mesdhe. Ndërsa sipas raporteve ende të pakonfirmuara thuhet se baza ajrore ushtarake afër Homs është shkatërruar dhe një pjesë e personelit të saj është vrarë.
Ndërkaq Donald Trump ka thënë se sulmi ishte përgjigje direkte ndaj përdorimit të armëve kimike nga Siria, që të vdekur lanë më shumë se 70 persona.
https://www.youtube.com/watch?v=1FuyTEzRBkc